Fundjava do të karakterizohet nga një ulje drastike e temperaturave në të gjithë vendin duke bërë që rreshjet e shiut të kthehen në formën e dëborës e cila do të përfshijë 98% të territorit shqiptar.
Dita e shtunë do të rezervojë ulje të temperaturave gjatë ditës ndërsa në mbrëmje deri në mëngjesin e së Dielës do të kemi rreshje dëbore.
Dëbora do të bjeri edhe në Tiranë, Elbasan dhe Berat.
Flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.