UEFA ka zhvilluar një video-konferencë me të gjithë sekretarët e përgjithshëm të vendeve anëtare. Në një njoftim të shpërdarë pak çaste më parë, FSHF, që u përfaqësua në këtë mbledhje nga sekretari Ilir Shulku, bën me dije janë diskutuar disa opsione të mundshme, por vetëm të enjten do të mësohen vendime konkrete, që do të vulosen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Njoftimi i FSHF-së:
Ditën e sotme u zhvillua video-konferenca me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Në këtë mbledhje drejtuesit e federatave u njohën me situatën aktuale të futbollit europian dhe diskutuan mbi disa opsione të mundshme në lidhje me rifillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për meshkuj dhe femra, sipas detyrave që ishin ngarkuar për dy grupet e punës që janë krijuar në mesin e muajit mars.
Mbledhja u përshëndet edhe nga Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, që falenderoi të gjithë federatat anëtare për masat e marra dhe kujdesin e treguar për anëtarët e tyre. Në fillim të mbledhjes u prezantua disa opsione kalendarësh në lidhje me skuadrat kombëtare dhe ndeshjet e kompeticioneve të klubeve.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u njoh me rekomandimin e fortë të dhënë nga UEFA për përfundimin e kompeticioneve vendase në gjithë Europën. Vendimet në lidhje me çështjet e mësimpërme do të njoftohen pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zhvillohet të enjten.