Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e fundit përmes video-konferencës ka marrë një sërë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë direkt me tifozët.
Lajmi i mirë është heqja e kufizimit për praninë e tifozëve duke lejuar tashmë edhe mbushjen plot të impianteve të futbollit por në këtë rast vendosin autoritetet përkatëse të çdo vendi. Me pak fjalë tani tifozët mund të mbushin stadiumet nëse qeveria e lejon, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ku mori pjesë edhe kreu I FSHF, Armand Duka, si anëtar i këtij komitetit, u vendos që të ndalet shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.
Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.
Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Holanda