Nga 5 shtatori Shqipëria është zyrtarisht i cilësuar nga Gjermania si një vend me rrezik të lartë nga COVID-19. Për këtë arsye shteti gjerman ka vendosur disa rregulla për ata që udhëtojnë nga Shqipëria.
TIA ka njoftuar se pasagjerët që duan të udhëtojnë nga Rinasi për në Gjermani duhet të kenë pasaportë vaksinimi ose provë të kalimit të infeksionit të COVID_19.
Po ashtu pasagjerët duhet të kenë aplikuar në faqen zyrtare të autoriteteve gjermane einreiseanmeldung.de.
Në rast se pasagjerët nuk janë vaksinuar, atëhere duhet të bëjnë test antigen ose PCR dhe të futen në karantinë për 10 ditë në Gjermani.
Nga këto rregulla përjashtohen vetëm fëmijët poshtë moshës 12 vjeç.
NJOFTIMI NGA TIA
📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë
📌Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:
1.Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
2.Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de
📌Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.
📌Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport