Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë.
Bëhet me dije se pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë, në të kundërt do t’i refuzohet hyrja për në shtetin turk.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udadhëtojnë drejt Turqisë. Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/
Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.
Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.
Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim