Ngjarja e djeshme në Kosovë ka tronditur publikun. Biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi. Alberti ka qenë një personazh i njohur për publikun shqiptar. Ai shkaktoi mjaft zhurmë në vitin 2016 kur pati një sherr me reperin e njohur Noizyn të cilin e plagosi në mes të Prishtinës. 2 vite më vonë të dy u pajtuar, por gjykata i dënoi.
Alberti ka pasur miq shumë VIP-a ku përmes rrjeteve sociale kanë shprehur trishtimin dhe dhimbjen e madhe për ikjen e tij nga kjo botë.
Reperi Gold Ag ka publikuar në rrjetet social një foto që ka dalë me Albertin dhe Skënderin, por nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë, përveçse me dy emoji me lot që shpreh trishtimin e madh që ndjen.
Getinjo ka publikuar një foto të vjetër me Albert Krasniqin dhe shkruan: “Zoti ju forcoftë familja Krasniqi. Shpirti në paqe Albert!”
Këngëtar Trim Jetullahu ka publikuar një fotot se bashku me Albertin dhe shkruan: “Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë”.
Ndërsa reperi Stresi në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë një foto që ka dalë së bashku me Albertin dhe shkruan: “Kush të ka njohur t’ka dashur, me deshte dhe të deshta Albert ! Kjo botë është e fëlliqtë shihemi në botën tjetër. Zoti është i madh!
Për vrasjen e Albertit ka reaguar Cozman dhe Ledri, ku të tre ishin pjesë e grupit “Babastars” dhe janë larguar për shkak të pakënaqësive në periudha të ndryshme.
“U prehsh në paqe vëllai im! Fjalët nuk mundet ta përshkruajnë atë që ndjej tani “, ka shkruar Cozman në një foto të publikuar në rrjetet sociale me mikun e tij të vjetër.
Edhe Ledri ka publikuar një foto me të ndjerin dhe përkrah saj ka shkruar: “I lehtë të qoftë dheu Brada”.
Sipas mediave kosovare, Albert Krasniqi u vra nga babai pas konflikteve të vazhdueshme që kishin në familje. Pasi i ati zbrazi karikatorin mbi djalin e tij ka njoftuar policinë. Gjithashtu thuhet se disa ditë më parë Alberti i ka dhënë fund martesës me ish-Missin e Kosovës Besa Gashi me të cilën ka dhe një vajzë.