Ditën e sotme, në hyrje të emisionit moderatorja Bora Zemani ka bërë me dije se produksioni ka vendosur të pezullojë Atdheun për një periudhë të pacaktuar. Kjo për shkak se ai u largua një ditë më parë nga studio pa asnjë shpjegim.
Mirëpo, Atdheu ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instastory duke pretenduar të kundërtën. Ai shkruan se është larguar nga programi me dëshirën e tij dhe nuk është e vërtetë që është pezulluar. Atdheu thotë se është larguar për të mos u bërë pjesë e llumit, por nuk ka dhënë asnjë sqarim.
“Te dashur miq! Me vjen keq per shume info te paverteta qe mund te keni degjuar keto dite, per situaten e krijuar ku figura imekinse ka dashur te perbaltet por nuk do te munden dot. Nje sqarim per dashamiresit e mij: Atdheu nuk eshte pezulluar nga emisioni, por jam larguar vete me deshiren time per mos t’u bere pjese e llumit. Ju falenderoj per mbeshtetjen do te jem gjithnje transparent me ju!”, ka shkruar ai.
Ditën e djeshme Për’puthen u përfshi nga debate të shumta. Gjithë debati në studio nisi pasi Antonela tregoi një postim të Locos në Instastory, ku ai shprehej se femrat që mashtrojnë duhet të varen. Ky status i tij është pritur keq edhe nga Arjan Konomi i cili ka kërkuar largimin e konkurrentit nga Për’puthen.
Atdheu u largua gjatë debatit nga studio, pa dhënë asnjë shpjegim. Më herët, pasditen e djeshme ai ngriti dyshime në Instagram se mund të jetë larguar përfundimisht nga emisioni por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar prej tij.