Raporti mes ish-konkurrentit të Për’puthen Atdhe Xharavina dhe aktores Arjola Demiri ka qenë plot ulje-ngritje, dhe në dyshja janë komentuar shpesh për një krisje mes tyre.
Teksa deri më tani raporti mes tyre ishte i paqartë, veprimi i fundit i Ardheut iu ka dhënë fund dyshimeve.
Sot ish-banorja e “Big Brother Vip” feston ditëlindjen dhe mes shumë urimeve nga miqtë dhe kolegët e saj, nuk ka munguar një urim publik as nga ana e Atdheut.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka ndarë në Instastory një foto të aktores, krahas së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Diva”, shoqëruar me një emoji kurore.
Atdheu ka folur disa kohë më parë në një intervistë për raportin e tij me Arjolën. Gjatë periudhës së BBVIP ish-konkurrenti hyri në shtëpinë e famshme për të sqaruar keqkuptimin që pati mes Arjolës dhe Antonela Berishës. Sipas tij ai u ndje i detyruar të rregullonte situatën për hir të shoqërisë që ka me aktoren. Ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pak por kanë një miqësi shumë të sinqertë, pa interes dhe asaj mund t’i mbesë hatri për diçka shumë të vogël pra gjëra që rregullohen.
Atdheu u shpreh se Arjolën do ta mbështesë sa të ketë jetë pasi ajo iu është gjendur pranë kur ai ka ardhur në fillim në Tiranë.
“Ishte një sqarim sepse u përmend emri im në dy tre raste dhe u detyrova te shkoja dhe duke marrë parasysh kohën e gjatë që kam pasur shoqëri me Arjolën e ndjeva veten që duhej të shkoja. Sot raporti jonë ka ndryshuar pak por unë e kam thënë dhe më parë që sido që të jetë situata… E di si është puna , të kesh një shoqëri të sinqertë, pa interes dhe të na mbesi hatri për diçka pa lidhje, kështu nga dy- tre dit na mbet hatri për diçka por rregullohemi. Unë Arjolën do ta mbështes sa të kem jetë sepse ka qenë e vetmja që kur kam ardhur në Tiranë më ka mbështetur, kam pasur shoqëri por ajo më ka përkrahur më së shumti”– deklaroi Atdheu.