Shumë portale shkruan se moderatorja e Why Not? Ishte larguar nga RTV Ora. Mungesa e spotit të formatit që ajo drejton në këtë televizion në prag të fillimit të sezonit të ri televiziv ngjalli dyshimet e para për një largim të mundshëm. Por duket se lajmet e publikuara do të mbeten thjesht thashetheme ose ndoshta Roza ka arritur të përmbyll një marrëveshje që ajo të bind pronarin e televizionit të vazhdojë kontratën me të.
Ka qenë vetë Roza Lati, ajo që ka reaguar me një postim në profilin e saj në instagram, ku shihet përkrah pronarit Ylli Ndroqi, teksa inform8n fansat se ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e RTV Ora me Why Not?. Për momentin ajo do të jetë në një pause televizive për tu rikthyer në janarin e 2022-shit.
Ndërsa për ata që duan Rozën ajo do të jetë këto muaj pjesë e serialit shqiptar Nina që do të nisë transmetimin në datë 19 shtator në RTSH 1.