“Dua të të bëj të lumtur” u rikthye në ekran të shtunën që lamë pas, pasi ndërpreu transmetimin për shkak të Koronavirusit. Një nga personazhet që u surprizua ishte doktori i njohur, Pëllumb Pipero, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pandemisë. Me sa duket, doktori është lumturuar vërtet shumë nga kjo surprizë dhe ka vendosur të befasojë moderatoren e emisionit me një tufë të veçantë lulesh.
“Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”, shkruhet në pusullë.
Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke e falenderuar publikisht atë.
“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, thotë Arbana.
Kujtojmë se doktori ndau me të gjithë publikun histrinë e vështirë të jetës së tij. Ai ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re.
Për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij, Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta. Në studio kishte ardhur vëllai i tij për ta falenderuar për të gjithë sakrificat dhe po ashtu për të shprehur mirënjohjen për të gjithë mjekët.