Një prej opinionistëve në Big Brother VIP ishte dhe drejtuesi i fondacionit bamirës “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.
Ky i fundit u akuzua në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e tij ku disa kanë publikuar dhe një foto të xhaketës që sipas tyre, ajo kushtonte plot 1.000 dollarë, raporton gazeta Drita.
Sot, Hajdari ka vendosur t’ju përgjigjet vetë disa prej tyre, duke replikuar me komente në rrjetet sociale:
E dashur Luiza, Se kuptoj kte pjesen e qeskave, por qeskat kane qene ushqimi i perditshem per shume njerez ne nevoje.
Une drejtoj Fundjave Ndryshe, e cila tashme eshte nje sistem ndermjetesimi qe perkrah te pamundurit.Kjo nuk dmth, qe Arbri nuk ka nje jete te tijen, dhe qe smund te behet pjese e nje spektakli per te dhene mendimet e opinionet e tij.
Mos e ngaterroni punen time, me jeten time. Une skam ber asgje per turp, ju mund ti jepni cfare ngjyre te doni ju ksaj teme.
Më poshtë, ne po publikojmë disa replika te Arbrit me komentuesit në profilin e tij: