Mbrëmjen e djeshme, moderatorja dhe gazetarja e njohur në Ora News Ilva Tare, ishte komentuesja kryesore e eventit të 10 vjetorit të RTV Ora News duke qënë ajo e para që prezantoi studion e re të lajmeve në këtë televizion, gjatë vizitës së Kryeminstrit Rama dhe Presidentit Meta.
Edhe pse u pa mjaft mirë që ajo kishte vështirësi në të lëvizur për shkak të ditëve të fundit të shtatëzanisë, Ilva qëndroi në ekran deri në momentet finale të lindjes.
Mësohet se pak para mbarimit të mbrëmjes gala me rastin 10 vjetorit të Ora News, ajo është larguar për të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë djalë, drejt Maternitetit “Koço Gllozheni” në Tiranë.
Stafi i InfoMedia Albania i uron Ilvës dhe bashkëshortit të saj Eduartit dhe vogëlushit të vogël jetë të gjatë dhe me sa më shumë fat në rrugëtimin e tij të jetës!/IMA/