Pas disa javësh mungesë dhe një përballjeje me Hysenin, që nxorri detaje të pathëna lidhur me raportin e tyre, Alvisa u rikthye në “Për’puthen”. Ajo tregoi se çfarë kishte ndodhur pas ‘skandalit’, dhe zbuloi arsyen e kthimit në progam. Në një përballje me Bashkimin, me të cilin ajo ka patur disa takime, ajo e siguroi konkurrentin, se veç publikut, që i detyrohej një sqarim, Alvisa tha se ishte kthyer për të.
Ndonëse nuk u deklarua për të, në video të papublikuara më parë nga prapaskena, Alvisa ka bërë deklarata të forta për Bashkimin.
E pyetur nëse është e gatshme t’i dalë plumbit para për Bashkimin, Alvisa nuk ka hezituar të përgjigjet pozitivisht.
“Patjetër që po. Nëse do jem me atë, po”, ka thënë Alvisa.
Të njëjtës pyetje Bashkimi nuk i është përgjigjur, ndërsa situate është kaluar me humor nga djemtë e tjerë.
“Dukesh i lumtur që jam këtu. Ja të shkëlqen fytyra”, i tha Alvisa Bashkimit më pas, teksa shkëmbenin bisedat e tyre, shkëputur nga konkurrentët e tjerë.