Moderatorja e njohur Einxhel dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda shtëpisë së “Big Brother”, kjo gjë ka ndodhur teksa po rrinin në krevatin e tij. Por është vënë re se pas puthjes Einxhell është distancuar nga Dj Dagz.
Ditën e djeshme ajo ka biseduar me Beniadën të cilën e trajton si mikeshën e saj aty brenda. Moderatorja shprehet mjaft e penduar duke thënë se nuk dëshironte që kjo puthje të kishte ndodhur.
Por pas këtij diskutimi ajo ka folur dhe me Dagz për puthjen që i dhanë njeri-tjetrit, në ato momente Einxhel u shpreh se kishte vendosur të mos merrej më me të dhe arsyeja për këtë ishte pikërisht hyrja e motrës së Dagz.
Pas gjithë kësaj deklarate Einxhel shihet sot bashkë me Beniadën duke biseduar për Prime-n e sotëm. Einxhel shprehet se ka frikë për gjërat që do të fliten në mbrëmje për të dhe dj Dagz pasi ato janë puthur sërish. Pasi tregon këtë gjë të dyja banoret fillojnë të qeshin e Beniada si kthehet duke i thënë se “të ha b*tha vet”për veprimet që ndodhin.
Pra raporti i Einxhel dhe Dj Dagz nisi me debate dhe vetëm me një puthje, por mesa duket do të vazhdojë me shumë puthje dhe dashuri ndërmjet tyre.