Rreth një javë më parë, moderatorja Bora Zemani, kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe për rreth dy ditë pezulloi aktivitetet e saj. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, duke publikuar një video nga spitali.
Fatmirësisht, mungesa e Borës në ekran nuk ishte e gjatë, pasi rikthimi i saj erdhi shpejt.
Ndërkohë, së fundmi, “Prive” ka zbuluar se me çfarë lidhet operacioni që kreu moderatorja. Konkretisht, bëhet e ditur se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen. Kjo është edhe arsyeja pse Bora prej disa ditësh e prezanton emisionin e ulur në karrige.