Rikthehet tek ish-i pas 2 historive të pasuksesshme të dashurisë
Aktorja turke Hande Subaşi i është rikthyer lidhjes me ish-bashkëshortin, Can Tursan, pasi në vitin 2016 i dhanë fund martesës 4-vjeçare. “Haberturk” raporton se çifti është fotografuar në lagjen e famshme të Stambollit, Bebek.
Subaşi është rikthyer kështu tek ish-bashkëshorti pas historive të pasuksesshme të dashurisë me aktorin Riza Kocaoglu dhe Altug Leblebici përgjatë dy viteve të fundit.
Subaşi dhe Tursan dukeshin tepër të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse ishin pajtuar, ata iu përgjigjen duke thënë se “të pajtuar kemi qenë”.
Aktorja 34-vjeçare ka luajtur rolin e Ajkëzit në Serialin më të ndjekur historik turk, Ertugrul, i cili transmetohet në Klan Plus. /tvklan.al