Pak muaj më parë Semi Jaupaj konfirmoi ndarjen nga Bojken Lako duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Rreth marrëdhënies së tyre ajo ka folur edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Më herët, ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.
Sakaq, së fundmi, gjatë “lojës së sinqeritetit”, ku ata duhet t’i bënin pyetje njëri-tjetrit, Einxhel e pyeti Semin se çfarë do të ndryshonte në një marrëdhënie tjetër.
“Së pari të kem një jetë timen, në kuptimin që, unë nuk kam punuar, nuk kam patur një shoqëri timen krahas shoqërisë së atij, dhe njeriu duhet të ketë një jetë të vetën”, tha këngëtarja, duke treguar kështu se çfarë nuk shkoi në marrëdhënien e saj me Bojkenin.
Megjithatë, siç Semi ka treguar, ajo vazhdon ta ketë pjesë të jetë së saj, dhe ka marrë mendimin e tij edhe për hyrjen në “Big Brother”.