Detaje të reja kanë dalë nga kr imi në Greqi, ku 32-vjeçari pranoi se është ai vras ësi i bashkëshortes së tij. Mësohet se për mediat, këshilltarja komunale e ishullit ka treguar se çfarë bisede pati autori i kr imit me policinë.
“Oficerët e policisë iu afruan dhe i kërkuan që t’i ndiqte sepse kishte ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Pastaj ai nxori celularin që ata i kërkuan që ta fikte. Atij iu tha që të mos bënte skena për shkak të pranisë së ekipeve televizive dhe se duhej të largoheshin në mënyrë diskrete për të mirën e tij. I thanë atij se një i dyshuar ishte arres tuar në aeroport dhe ai duhej ta identifikonte.
Kur nëna e Caroline pyeti, ai u përgjigj se duhej të identifikonte të dyshuarin. Pastaj ata u përqafuan dhe ne pritëm pesë minuta, sepse po qanin me dënesë.”, tha ajo.
E reja u vr a nga bashkëshorti i saj pas një sherri, pasi ajo dëshironte të ndahej.