Në përfundim të “Big Brother VIP Albania 2”, më saktë në natën finale, Luizi dhe Kiara “u celebruan” me njëri-tjetrin para kamerave dhe dasma u përfol gjatë në media.
Fill pas Luizit vendosi të bënte dasmë edhe ish-partnerja e tij, Megi Topalli. Megjithëse ajo kishte vite me bashkëshortin, me të cilin ka bërë edhe dy fëmijë, u kujtua pikërisht gjatë zhurmës së madhe për Luizin dhe Kiarën, të vishte edhe ajo fustanin e bardhë.
Kjo s’i shpëtoi publikut dhe as komentuesve në videon live të Luiz Ejllit, të cilin e pyetën:
“Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”
Luizi iu përgjigj:
“Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”