Pas një robërimi 13 vjeçar ku vendimet e karrierës, financave, e madje dhe jetën private të Britney Spears i merrte i ati Jamie Spears, më në fund ylli i “I dit it again” është e lirë. Por ish-diva e pop-it ka dhënë një lajm të trishtuar për fansat.
Ajo ka vendosur të mos performojë më, kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të Spears e cila duket se ende nuk dihet e shëruar plotësisht.
Për fansat e 39-vjeçares thuhet se shanset që ajo t’i rikthehet skenës së shpejti janë të pakta. Madje, menaxheri i Spears, Larry Rudolph, dha dorëheqjen në muajin korrik, sepse ylli i pop-it kishte dëshirë për t’u shkëputur nga muzika zyrtarisht.