Iliri dhe Gilberta nuk janë më bashkë. Çifti që u njohën dhe u lidhën në “Përputhen +40” janë ndarë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Gilberta.
E pyetur nëse po i kalon pushimet me Ilirin, Gilberta tregoi se po e shijon verën e lirë.
“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta.