Disa kohë më parë në mediat online qarkulloi lajmi se dy aktorët e spektaklit
‘Portokalli’, Besart Kallaku dhe Erion Isai do të largohen nga programi i famshëm i
humorit.
Kallaku rrëfeu në një intervistë për emisionin ‘Thumb’ se pritet të nisë një projekt të ri në Holllywood, ndërsa Isai mësohet se do t’i përkushtohet politikës. Mirëpo largimi i tyre nga ‘Portokalli’ duket se nuk ka kaluar pa zhurmë pasi siç shkruan ‘Blitz.al’, të dy aktorët kanë prishur marrëdhëniet me regjisorin e spektaklit, Altin Basha.
Burime për portalin kanë thënë se tensioni mes palëve është ndier veçanërisht në dasmën e aktorit Irgen Çela gjatë së dielës, ku ishte ftuar edhe stafi i ‘Portokalli’.
Thuhet se Basha i ka injoruar aktorët gjatë gjithë mbrëmjes e madje në momentin
që Besart Kallaku ka kënduar në dasmë, regjisori ka nxituar të ulej në karrige.