Largimi i moderatorit Flor Gjini nga “Top Channel” u komentua jo pak në rrjet.
Tashmë, moderatori është pjesë e “Euronews” ku moderon projektin e tij “Real People”.
Së fundmi vetë Flori ka zbuluar arsyet e vërteta të largimit të tij nga media, teksa ishte i ftuar në “Natë me Aulonën.”
“Doja të kuptoja se sa besohej tek unë, te puna që do bëja dhe sa do vlerësohesha. Secili nga ne kërkon më shumë. Nuk ishte kërkesë e imja e drejtëpërdrjetë por ramë dakord që përveç “Shqipëria Live” të bëja edhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in”. Në momentin që do të bënim marrëveshjen, nuk e pashë fjalën që kishim biseduar, të shkruar në letër”– u shpreh moderator, i cili nuk i kurseu ironitë për Bora Zemanin.
Ndonëse nuk përmendi emra, ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.
“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”– u shpreh ai.
Sa i përket bashkëprezantueses së tij në “Shqipëria Live”, Erjona Rusit, Flori bëri deklara të forta rreth saj.
“Nuk jam këshilluar me Erjonën sepse unë dhe ajo kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë.
Po merresha me “Pushime On Top”, kur erdhi momenti që të diskutonim për “Shqipëria Live”, ishin bërë mbledhje pa dijeninë time. Erjona kishte folur pa doreza, për ta drejtuar vetë emisionin. Nuk e kam ndjekur emisionin e saj të ri.
Kam parë një postim në rrjetet sociale, për një moment mendova se është Luana Vjollca, nuk mu duk si Erjona”- tha Flori.
Gjithashtu ai sqaroi raportin e tij me Einxhel Shkirën, duke thënë: “Është e vërtetë që nuk flasim sepse ne po folëm flasim gjithë natën dhe rri pa gjumë. Me Einxhelin kam një marrëdhënie shumë të mirë, tani e ka marrë të gjithë vëmendjen bebi.”