Kjo javë në Përputhen u mbyll me një largim të Anës, reagim i cili erdhi si pasojë e takimit mes Fationit dhe Melisës, që u duk se nuk i pëlqeu fare konkurentes.
Ana e shfaqi hapur xhelozinë dhe zhgënjimin ndaj Faraonit dhe për ta shprehur këtë ajo kishte shkruar shumë rreshta në tastierën e telefonit të saj.
E ndërsa lexoi vetëm rreshtat e parë, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, i tha se nuk ka kohë për një diskutim të gjatë, duke i premtuar se do të kishte kohë të diskutonte me Fationin të hënën.
Por Ana u ngrit duke thënë “deri të hënën flasim”, ndërsa goditi me shuplakë Fationin dhe u largua. Nuk dihet ende nëse ajo ka marrë vendimin për t’u larguar edhe nga emisioni.
Ditën e shtunë, kasti i protagonistëve dhe stafi i “Përputhen” u panë në një darkë festive, për të festuar me sa duket për shikueshmërinë e madhe që ka arritur emisioni.
Por ajo që u vu re, ishte se Ana nuk ishte prezente në këtë darkë.
Shumë persona i adresuan pyetje autores Olsa Muhameti, e cila u përgjigj në Instagram.
Pyetja ishte:
A do kthehet Ana të hënën në emision?
Muhameti u përgjigj:
Ka shumë pyetje për këtë argument. Të gjitha përgjiigjet do t’i merrni javën që vjen në program. Për momentin, kaq kam për të thënë.