Ndonëse ishte e eleminuara e tretë nga “Big Brother VIP”, Paloma ka qenë një nga personazhet që ka bërë më shumë ‘zhurmë’ në shtëpi, qoftë me batutat e saj, qoftë me ‘thashethemet’, apo me debatet.
Por sado e bukur duket si eksperiencë, ka patjetër edhe shumë presion. Këtë e tregoi vetë gazetarja në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ishte e ftuar bashkë me partnerin, Andrein.
Ajo e përshkroi si një eksperiencë të bukur, edhe pse siç tha iu desh që të konsultohej me psikologë për shkak të qëndrimit mbyllur për rreth një muaj dhe më pas ndryshimit të menjëhershëm të mënyrës së jetesës.
“Më është dashur që ta kaloj me psikologë ndryshimin nga shtëpia, nuk mendoj se më ka dëmtuar, por të jetuarit 24 orë ndryshonte shumë. Më vjen keq që më thanë manipulatore, ai është Big Brother çfarë pret publiku. Pse duhet të ndryshoja unë kur të tjerët pëlqenin Donaldin apo Semin“, u shpreh Paloma.
Ajo gjithashtu komentoi gjithë zhurmën në rrjet, pasi ajo ndau një copëz të historisë së saj personale, betejën e bashkëshortit me alkoolin.
“Unë aty e humba fillin, gjithmonë doja të krijoja situata të bukura, por sa herë e kujtoj atë moment më prek shumë realisht. Unë e transmetova si një histori frymëzimi. Ai është një realit shoë, nuk mund të na tregojë vetëm pjesën profesionale, por ne kemi shpirt, jemi njerëz”, tha Paloma, duke shtuar se donte të jepte një mesazh për të gjithë, ndonëse shkoi ndryshe.