Mikela dhe Erjoni janë çifti, i cili duket të jenë pranë deklarimit. Të dy kanë shprehur pëlqim të madh për njëri-tjetrin.
Kjo video, e cila po qarkullon në rrjet i tregon ata më të afruar se kurrë edhe pse jo , mund të jemi pranë një përputhjeje të vërtetë në programin e dashurisë.
Sot puntata e “Për’puthen” u hap me sqarimin e protagonistëve për këtë video. Mikela shpjegoi se nuk ndihej mirë dhe se Erioni iu gjend pranë, gjithashtu Erioni ra dakord me fjalët e saj.
“Ishim afër kufirit, në momentin që kaluam kishte shumë njerëz e nuk donim që të binim në sy të të gjithëve, por as vetëm nuk doja që ta lija. Ndërkohë që po prisnim ka ndodh një afrimitet. Edhe aty, se di pse se ka kap videoja, po njëherë ziheshim, njëherë ishim afër. Ndodhën dhe gjëra që na afruan pak dhe na bën t’i sheshonim pak mosmarrëveshjet që kemi.”,- tha Erioni.
Mikela tregoi se zënkat midis tyre janë shumë të vogla dhe të parëndësishme për rëndësinë që kanë te njëri-tjetri, prandaj nuk kanë pritur për programin t’i sheshojnë.
Ndërkohë Bora u shpreh se është e lumtur për afrimitetin midis tyre, ndërsa Arjani nga ana tjetër, pavarësisht se tha se ndonjëherë është mirë “shqiptarët nuk kanë ikur nga mentaliteti i spiunllëkut”.