Fundjavën që lamë pas bëri bujë ngjarja në pikën kufitare të Morinës, ku këngëtarja Fjolla Morina u kap me armë. Asaj ju gjet në çantë një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak”.
Fjolla u arrestua, së bashku me shoferin dhe një tjetër djalë që e shoqëronte, ndërkohë që çështja është në hetim e sipër.
Gjatë hetimit, ka dalë në dritë një tjetër fakt për këngëtaren.
Shqiptarja.com raporton se Fjolla është shtatzënë në muajin e dytë. Kjo është zbuluar pas kontrollit në spitalin e Kukësit nga mjeku gjinekolog.
Ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësorë pas arrestimit, ndërkohë që nesër pritet të mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë.