Aktorja e njohur në serialin “La Casa de Papel”, e njohur si “Lisbona”, Itziar Ituno rezultoi pozitive në muajin mars ndaj Koronavirusit. Ajo e konfirmoi lajmin me anë të një postimi të gjatë, ku i kërkonte të gjithëve të kujdeseshin për shëndetin. Megjithatë tashmë vjen një lajm i mirë prej aktores, e cila në testin e fundit ka rezultuar negative.
Sipas “Xing.al”, në një intervistë të fundit për radion “Ciudad”, aktorja ka treguar se tashmë është mirë, ndërsa kritikon publikisht qeverinë spanjolle.
“Masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë njerëzit të lidhen në gojën e ukjut. Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu. Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensie duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator por edhe atë neurologjik. Është shumë e friskshme duhejttë na i kishin thënë të gjitha këto.
Nuk është vetëm një grip i thjeshtë, ka simptoma të rralla, të bën të ndjesh gjëra të çuditshme. Fillon me një kollë dhe ditën tjetër me temperaturë. Më humbën ndjesitë e nuhatjes dhe shijes, papritur nuk shijoja asgjë. Ky virus të detyron të ngadalësosh gjërat që bën, të dëgjosh më shumë trupin tënd dhe të kuptosh se çfarë duhet të hash. Gjatë kohës që isha sëmurë u përpoqa të ndryshoja veten.
Në qytetin tim ka shumë të infektuar dhe shumë vdekje. Kam të afërm që kanë ndërruar jetë nga ky virus. Pra, koronavirusi më ka prekur shumë nga afër. Ndërsa në nivel global ne duhet të mësojmë leksionin që planeti po na jep. Shpresoj që kjo që po kalojmë të ndryshojë gjërat”, u shpreh ajo.