Mjeku i urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala, ka dhënë më tepër detaje përsa i përket rastit të 60-vjeçarit i cili u hodh nga dritarja e dhomës së spitalit “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e djeshme.
Sërish panik te “Shefqet Ndroqi”, hidhet nga lartësia pacienti 60-vjeçar me Covid-19, ndërron jetë
Në nje intervistë për ABCnews, Lala tha se viktima është nisur drejt COVID-2 ditën e shtunë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas mjekut Lala, pacienti Leonard Skabona ishte një person që kurohej në spitalin e Shkodrës për probleme të shëndetit mendor.
Mjeku i urgjencës së Laçit tregon se Skabona ishte njeri i vetmuar dhe se kërkesa e tij e vetme pas infektimit ishte që të ndihmohej nga urgjenca në zonë pasi nuk kishte askënd.
“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kena marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë. Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, I është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.
Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës, për një periudhë disa vjeçare. Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë. Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij”, është shprehur mjeku Lala.
Kujtojmë se, pacienti Leonard Skabona, 60 vjeç, i ka dha fund jetës këtë të hënë duke u vetëhedhur nga kati i dytë i spitalit Shefqet Ndroqi.