Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e ndodhur dje në Sarandë ku u gjet i pajetë në banesë një shtetas amerikan. Trupi i 70-vjeçarit Ribert Hood, nga Alaska është dërguar që ditën e djeshme drejt Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Kjo do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së tij. Njëherësh për shtetasin amerikan, sipas drejtorit të DVSHP në Sarandë, mjekut Arjan Kalcuni është marrë tampon për koronavirus. Përgjigja pritet të vijë sot.
Gjithashtu nga DVSHP Sarandë na bëhet me dije se ditën e mërkurë për 5 qytetarë është marrë tampon dhe përgjigjja sot është se rezultati ka dalë negativ. Deri tani nga Saranda janë marrë tampon për 30 qytetarë dhe përgjigja ka qenë negative.