Në shtëpinë e Big Brother gjatë spektaklit të së martës, produksioni ka bërë një lojë për banorët. Ata mundësuan një takim në mes të dy vëllezërve binjak Romeo dhe Donald Veshaj, teksa pas përfundimit të spektaklit u aludua se përmes një kartëmonedhe, Romeo i dha një mesazh nga Bora Donaldit.
Ajo çfarë ra në sy mbrëmë është se Donaldi pas një jave është kthyer që të flejë në një krevat me Dj PM dhe jo me Beatrixin siç kishte ndodhur këto ditë.
Ndërkohë, mbrëmë gjatë spektaklit, Donaldi dhe Beatrix u pyetën se si i kanë përjetuar këto ditë.Me fjalët që ka thënë Donaldi, është shprehur edhe njëherë se do ta vazhdojë lidhjen me Beatrixin.
Ai ka thënë se do t’i lë prapa të gjitha gjërat që kanë ndodhur, duke aluduar kështu për situatat me ish të dashurën e tij, Bora Zemanin.
“Ka qenë realisht shumë, shumë presion. E dija që e gjithë kjo situata do ishte në disfavor për mua. E dija që deri diku do shkonte keq, por unë nuk doja ta ndaloja veten time dhe nuk e ndaloj veten time. Kur e ndiej diçka dua ta bëj, sepse do gënjeja veten time, e nuk dua ta gënjej veten time.Më erdhi keq për Triksën, sepse unë e kam thënë edhe kur ka qenë Semi brenda që jam single,e kisha bërë të qartë.Nuk e di se çfarë kupton publiku me single.
Një mesazh, një letër, mund të ishte bukur për publikun, por për marrëdhënien time që kam pasur jashtë nuk kanë funksionuar asnjëherë mesazhet e letrat. I bëj gjërat ashtu siç i mendoj,jo ashtu siç i shohin të tjerët. Më erdhi keq për Triksën, sepse doli si gruaja që u kap në shtrat me një të martuar.Unë nuk e shoh kështu dhe tani që po e mendoj dhe po e shikoj prap, dua thjesht ta lë mbrapa, dua thjesht ta lë të iki, dua të shikoj vetëm para për veten time.”,-Donaldi.
Ndërsa Beatrix tha se për të gjithë ishte e qartë që Donaldi ishte single,, por tha se nuk i kanë në dorë mendimet e të gjithëve, por thjesht ta jetojnë këtë eskperiencë.