Kiara Tito ka njoftuar me shumë bujë që vitin e shkuar nisjen e një programi të ri. Bëhet fjalë për një program mode, të cilin sapo Kiara ishte gati ta niste, u detyrua ta pezullonte për shkak të pandemisë dhe karantinës.
Megjithatë, një vit më pas, duket se çdo gjë është gati dhe Kiara do të dalë së shpejti në ekran. Paralelisht, Kiara ka nisur xhirimet edhe për një program të vjetër që bënte, ku fokusi ishin ndërhyrjet estetike.