Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed është një nga mijëra personat që u arritisën nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u largua para pak ditësh me avionin e Forcave Ajrore të SHBA-ve. Krahas fotos, ku shfaqej pa make up dhe me maskë, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit për vendimin e saj.
“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve”, ka shkruar artistja në një postim në rrjetet sociale. Këngëtarja shkoi në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Së fundmi Aryana ndau në Instagram një video teksa flinte në avion.
“Jam mirë dhe gjallë dhe jam duke pritur për fluturimin tim përfundimtar për në Stamboll,” shkroi 36-vjeçarja, duke njoftuar fansat e saj. Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”.
Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët ka shkaktuar tmerr tek popullsia e sidomos tek gratë që pritet t’ju mohohet çdo e drejtë ashtu siç ka ndodhur dikur. Ndaj të gjithë po bëjnë çfarë është e mundur që të shpëtojnë. Në këto përpjekje për të mbrojtur të drejtat e grave, një burrë është fotografuar teksa mbulon me bojë posterat e modeleve të vendosura në një sallon bukurie në qendër të Kabulit.
Ndoshta po pyesni veten, po Beatrix Ramosaj çfarë pune ka këtu? Para disa kohësh këngëtarja ka realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke dhe imazhi i saj ishte vendosur në këtë qendër salloni në Kabul. Vetë Trixa e ka publikuar këtë gjë në Instastory-in e saj dhe ka zgjedhur të mos japë asnjë koment dhe vetëm ta shoqërojë me dy emoji që shprehin një fytyrë të keqardhur.