Një çift që u akuzua për marrëdhënie seksuale në avion kanë pranuar se ishin të dehur në udhëtim. Gemma Heap 36 vjeç dhe Philip Mycock 39 vjeç u akuzuan për marrëdhënie seksuale gjatë një fluturimi nga Manchester në Tunizi më 29 korrik 2019.
Në fillim çifti ka mohuar akuzat e prokurorëve se kanë kryer marrëdhënie seksuale në sediljet e tyre, ku ishin ulur para fëmijëve dhe se ishin të dehur duke shkaktuar zemërimin e publikut.
Kur u paraqitën së fundmi në Minshull Street Croën Court në Manchester ata pranuan se ishin të dehur në avion dhe në 16 Prill ata do dënohen.
Një dënim maksimal nëse hip i dehur në aeroplan është dy vjet burg.