I ftuar sot në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ka qenë CEO i “Acromax” Aldor Nini, i cili ka folur për fenomenin e klikimeve të blera. Në fokus të fenomenit janë pikërisht artistët shqiptarë. Këta të fundit shpesh pre e kompanive menaxhuese të cilat i premtojnë shikueshmëri kundrejt pagesave. Por shpesh këto klikime përveçse nuk janë reale nuk tregojnë gjë tjetër veçse numra të cilat nuk pasqyrojnë realisht suksesin e një kënge apo të artistit. Gjatë emisionit Nini zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime. Nndër artistët e parë që blen klikime është Ardit Çuni. Gjithashtu, ai përmendi emrin e Alban Ramosajt dhe Ledri Vulës.
Por menjëherë ka ardhur reagimi i Alban Ramosajt. Ai ka publikuar një postim në rrjetin social Instagram, ku shkruan:
“Për aq kohë sa jam lajmi…faleminderit”, shkroi Albani.
Por cfarë tha më herët CEO i “Acromax”?
Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India. Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazakistani. Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga ‘Monaco’.