Ashtu siç ju kemi informuar disa ditë më parë, një prej teknikëve të transmetimit të Top Channel, Roland Hyka, gjatë pushimit pësoi një aksident në televizion.
Aksident ky i cili në 72 orët e para e shoqëroi atë me luftë me vdekjen, e cila arriti të fitohej prej Rolandit. Burime të InfoMedia Albania kanë mësuar se fushata intensive e stafit dhe miqve të tij për të mbledhur gjak për shpëtimin e jetës së tij, ia ka arritur qëllimit.
Edhe pse në vëzhgimin e mjekve ai ka dalë nga rreziku për jetën duke pritur përmirësimin e tij në javët në vazhdim.
InfoMedia Albania i uron Rolandit, shërim sa më të shpejtë.