Presidenti në detyrë SHBA-së, Donald Trump vazhdon “luftën” me Twitter pasi i bllokoi profilin përgjithmonë, teksa ka paralajmëruar se do të hapë një platformë të re.
Sipas njoftimit zyrtar te rrjetit social ditën e djeshme, Trump përbënte rrezik për nxitje të dhunës me statuset e tij.
“Për shkak të postimeve të bëra nga Donald Trump në Twitter, ne kemi vendosur të bllokojmë llogarinë e tij me qëllim ndalimin e nxitjes së dhunës së mëtejshme përmes platformës tonë”, – tha faqja e Twitter.
Si përgjigje të ksaj tha se do të hapë një platformë ku nuk do të ndalohet fjala e lirë.
“Siç e kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter e ka kaluar masën me ndalimin e lirisë së fjalës dhe tani, punonjësit e Twitter janë koordinuar me Demokratët dhe të Majtën Radikale për heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre“,- shkroi Trump nder të tjera në një seri statusesh, të cilat nuk janë më të dukshme.
Kujtojmë që Trump është i bllokuar momentalisht edhe në Facebook e Instagram.