Aksionarët e Twitter kanë miratuar një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për t’i shitur kompaninë biznesmenit Elon Musk.
Siç raporton BBC, vendimi është marrë gjatë një video-konference të shkurtër me investitorët në selinë e kompanisë në San Francisko.
Lëvizja do të thotë se Twitter tani do të përpiqet të detyrojë Musk të blejë kompaninë përmes gjykatës.
Në fakt, Musk u përpoq të ndërpresë marrëveshjen e blerjes, duke pretenduar se Twitter e kishte mashtruar atë në lidhje me madhësinë e bazës së tij të përdoruesve, si dhe numrin e boteve dhe profileve të spam-it.
Twitter hodhi poshtë akuzat e Musk dhe e paditi atë në një gjykatë në Delaware. Musk më pas kundërpaditi.
Kompania pretendon se Musk nuk ka të drejtë të ndërpresë kontratën.
Të dyja palët do të takohen në gjykatë në Delaware në tetor, pas së cilës një gjyqtar do të vendosë nëse Musk duhet ta blejë kompaninë apo jo, shtoi shërbimi publik britanik.