Transmetuesi publik TVP ka hedhur në treg sëfundmi shërbimin SVOD pjesë e platformës on demand TVP VOD.
I njohur si Strefa ABO (‘Subscriber’s Zone’) shërbimi është i disponueshëm pa pagesë për abonentët dhe ata që zotërojnë dekoderin kundrejt tarifës. Gjithashtu, ku shërbim mund të merret pa pagesë për një periudhë 14 ditë dhe në vazhdim me një pagesë mujore prej PLN9.99 (€2.38).
TVP VOD zotëron një katalog me përmbajtje nga BBC Studios, si edhe produksione vendase. Fillimisht shërbimi do të përmbajë rreth 150 orë program me filma dhe seriale me tituj të rinj qëdo të rifreskohen çdo katër muaj. Gjithashtu disa prej programeve do të ofrohen në formatin HD dhe do të jenë të aksesueshëm edhe nga TVP VOD app.