“Kompjuteri gabon mbledhjen e pikëve, fituese e YFSF shpallet Beatrix Ramosaj”. Eshte ky titulli qe ka shoqeruar lajmin e TV Klan teksa ka marre persiper gabimin e sistemit kompjuterik ne perllogaritjen e pikeve qe shpallen fitues kengetarin Valon Shehu pak ore me pare te YFSF.
Me shume se nje gabim sistemi duket sikur ajo qe pritej gjate gjithe rrugetimit te spektaklit per te shpallur fituese Beatrix Ramosaj i doli nga kontrolli producenteve ne momentet e fundit te nates finale. Por megjithate duket se rezultati aktual eshte marre me sportivitet nga ish fituesi dhe fituesja, te pakten kete shkruan ne lajmin e publikuar TV Klan. Per t’u njohur me mire me ndjesite dhe reagimin e secilit prej tyre, ne ditet ne vazhdim me siguri do te kemi te papritura dhe portalet do te shkruajne gjate per gabimin!