Tashmë jemi vetëm pak javë para startimit të sezonit të ri televiziv, dhe produksionet televizive kanë filluar të bëhen gati për programet e tyre.
Edhe Televizioni Klan, ashtu si çdo vit do të ketë një programacion të pasur, ku me interes mjaft të madh nga fansat e televizionit po pritet edhe emisioni i Ermal Mamaqit titulli i të cilit është ende në diskutim e sipër.
Por këtij televizioni nuk do ti mungojnë as spektaklet muzikore. I pyetur nga InfoMedia Albania, Pandi Laço na tregon se në planet e tij së bashku me të vëllain Bledar Laço, kanë një projekt televiziv i cili ende nuk ka marrë një emër dhe është në fazën e gjetjes së sponsorizimit, por do të jetë gjithmon i mbetur tek muzika.
Pandi dhe Bledar Laço janë dyshja e producentëve të cilët ndër vite kanë prodhuar disa nga spektaklet më të pëlqyera për publikun si Gjeniu i Vogël, Këngët e Shekullit apo edhe turin veror të Tv Klan, “Maratona e Këngës Popullare dhe Qytetare”.
Copyright IMAlbania.com