Këtë sezon të ri televiziv, Klan Tv na ka suprizuar si asnjëherë më parë me prurje të reja. Pak ditë më parë u konfirmua largimi i Arjola Shehut nga INTV për në TV Klan me një format mesdite i cili do të mbajë emrin “Kush vjen për drekë” ku në fokus do të ketë të ftuarit V.I.P të cilët do të gatuajnë dhe ndajnë biseda me Arjolën.
Por mesa duket një tjetër emër i njohur do të shoqërojë Arjolën në këtë emision, ajo është blogerja e njohur Kristi Janku e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar për rubrikën e saj “këshilla me duart e Kristit”, ku Kristi do të ofrojë këshilla gatimi për shikuesit e “Kush vjen për drekë”. Emisoni fillon ditën e Enjte në orën 12:05 dhe do të trasmetohet nga e Hëna në të Premte në gjigandin Klan.