Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës, ndërkohë që TV Klan transmetohej emisioni “C’est la vie”, ku profesori ishte pjesë e jurisë.
Në shenjë respekti, TV Klan ka ndërprerë transmetimin e spektaklit të sotëm sapo është mësuar për vdekjen e kompozitorit.
Lalo ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare dhe ka lënë pas një krijimtari të pasur në kompozime të zhanreve të ndryshme të muzikës.