“Cesur Ve Guzel “seriali më i ri turk i cili po merr një audiencë rekord në Turqi, i cili bëri bujë për shkak se do të bashkonte Kivanc Tatlitug dhe Tuba Büyüküstün, tashmë është drejtu rrugëtimit të tij për të ardhur edhe në Shqipëri.
Burime të IMAlbania.com bëjnë me dije se Televizioni Klan është interesuar për të blerë të drejtat e transmetimit të serialit, i cili me plot siguri mund të themi se do të fitojë një audiencë rekord. Kjo, për shkak se aktorët kryesorë janë mjaft të dashur për publikun Shqiptar.
“Cesur Ve Guzel” flet për një djal të pashëm dhe misterioz të quajtur “Cesur” i cili zhvendoset rastësisht në një qytet të quajtur “Korludağ”. Rastësisht ai takon nje vajzë të quajtur “Suhan”. Por dashuria e tij me shikim të parë do të bëhet e pamundur për shkak se familjet e tyre janë për një kohë të gjatë në hasmëri.
Ende nuk dihet nëse Klan i ka siguruar të drejtat e serialit, por kënaqësi do të ishte ta kishim sezonin e ardhshëm ekran.