Televizioni Klan ka marrë edhe të drejtat ekskluzive për transmetimin e Kampionatit Europian të Futbollit. Lajmin po ashtu ekskluziv e dhanë dy komentatorët e ndeshjes Alban Xhihani dhe Andi Lila, në përfundim të takimit Moldavi-Shqipëri, që u mbyll barazim 1-1.
“Jemi në Gjermani! Nuk ka më asnjë kryqëzim, asnjë pengesë që na ndal, Shqipëria do të jetë në Euro 2024. Do ta shijojmë dhe do ta përjetojmë së bashku, sepse përveç këtij lajmi të mirë, do duhet të ndajmë edhe një lajm të shkëlqyer: Tv Klan sapo ka firmosur edhe të drejtat ekskluzive për Kampionatin Europian të Futbollit, në Qershor dhe Korrik, do ndjekim Shqipërinë tonë atje. Dy lajme të mira në këtë mbrëmje!
Mjaftonte një pikë për Shqipërinë që të kualifikohej në Euro 2024 që do të luhet në Gjermani.
Marrë nga tvklan.al