Transmetimi pa dashur i filmave pornografik është ngjarje që asnjë televizion nuk do të donte ta kalonte. Kjo në fakt i ka ndodhur një televizioni islamik në Lindjen e Mesme. Për rreth 20 minuta, televizioni privat Touba TV, ka transmetuar video porno në programacionin e tij.
Si një kanal që është i dedikuar teologjisë islame, përfshirë këtu transmetimit të faljeve të namazit dhe referatëve të imamëve të gjithë janë habitur teksa në vend që të dëgjonin një predikim, iu është shfaqur në ekran një akt seksual pikërisht në orën 1 pas mesdite.
Në një deklaratë, Touba Channel është shprehur se ky është një sulm i shkaktuar nga njerëz me një axhendë të fshehtë, dhe se është duke puuar për të zbuluar shkaktarët e këtij veprimi të turpshëm, sidomos për një kanal fetar./imalbania.com./