Grey’s Anatomy mund të mos ketë një të ardhme përtej sezonit të 17-të.E ka zbuluar aktorja Ellen Pompeo, alias Dr. Meredith Grey, në një intervistë për Variety. Aktorja shpjegoi se ky është viti i fundit i kontratës së saj duke lënë të kuptohet në një fund të mundshëm të dramës mjekësore më të gjatë në historinë e televizionit.
“Ne nuk e dimë kur seriali do të përfundojë me të vërtetë,” tha ajo, “por e vërteta është se mund të jetë këtë vit. Ky vit është i fundit për kontratën time. Unë nuk e di nëse ky është viti i fundit? Por mund të jetë “.
Pompeo gjithashtu pranoi se largimi i saj nga shfaqja mund të nënkuptojë një fund. “Ishtë një vendim që unë nuk e morra me lehtësi vazhdon ajo. Ne punësojmë shumë njerëz, ne kemi një platformë të madhe dhe unë jam mirënjohës për këtë”. Sezoni tjetër i Grey’s Anatomy do të transmetohet më 12 nëntor.
Zbulohet arsyeja e transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...