Për kompanitë e mëdha të automobilëve, televizioni vazhdon ende të mbetet një medie e fortë përsa i përket reklamimit dhe rritjes për blerjen e një produkti.
Duke përfshirë edhe median sociale në një përzierje të marketingut, rezultat janë shumë të mira kur vjen fjala për blerjet. Sipas raportit të Nielsen, ato janë rritur me 29%.
Përveç shikuesëve të rregullt të televizionit që ndjekin edhe rrjetet sociale, Nielsen thotë se edhe audienca që sheh më pak televizion gjatë një jave është më e indikuar për të blerë mjete automotive kur ato janë të reklamuara edhe në rrjetet sociale.
Sipas Nielsen, megjithëse reklamat televizive tregojnë një rënie në reklamim me kalimin e kohës, duke ulur me 18% nga ekspozimi fillestar deri në kohën kur personi po kërkon aktualisht një makinë, në një hapësirë prej një deri në dy vjet, televizioni ka ende tërheqjen më të madhe: 71%, pasuar nga revistat (25%), gazetat (22%), radio dhe digjitale, në rreth 18%.
Nielsen ka studiuar 34 marka makinash dhe ka anketuar 11,955 persona të moshës 18 vjeç e sipër nga tremujori i dytë i 2015 deri në tremujorin e parë të 2018./IMA/