Një festë e bukur kampi, si e tillë fillon historia 5 vjeçare e Turtle Fest, tashmë një prej festivaleve muzikore më të mëdha në Shqiperi.
Një histori e fuqisë së imagjinatës, e dëshirës së madhe për muzikën dhe për të qenë pjesë e një yjesie të shndritshme artistike dhe shoqërore.
Pas suksesit të vitit të shkuar ku pjesmarrës ishin mbi 5,000 adhurues të muzikës,Turtle Fest, ky event i shumëpritur do mirëpresë Dj-të më të rëndësishëm të skenës Alternative Europiane dhe Shqiptare.
Deri më tani, ka konfirmuar pjesmarrjen e saj në Turtle Fest, HITO(JAPAN), një nga Dj më të vlerësuar ndërkombëtarisht të ENTER., nata e muzikës elektronike në Ibiza e krijuar nga pioneri i këtij zhanri, Richie Hawtin, do të jetë Headliner në Turtle Fest 2016. Ajo është prezente në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka fituar reputacion për stilin, teknikën dhe origjinalitetin e saj. Vjen në Turtle Fest për ti sjell festivalit tuaj përvojën, estetikën dhe sharmin e skenave të mëdha botërore.
Gjithashtu i konfirmuar është dhe legjenda e muzikës Londineze, Dave Mothersole, krah të cilit do të performojnë disa nga emrat më në zë të skenës lokale dhe rajonale si: ROBOTEK, MIRKO POPOV, URAN B., LIKATEK, DJ COOL, TATU, CHRISS V, etj.
Në ditët në vijim Turtle Fest do të anuncojë surpriza të tjera nga programi i tij muzikor, i cili do të përfshij në total, mbi 30 DJ.
Turtle Fest 5 do të zhvillohet në datat 5-6-7 Gusht, në plazhin e Drimadhesit, në një hapsirë prej 3000m2 dhe me një programacion prej 36 orësh. Në secilën prej këtyre ditëve, aktivitetet dhe performancat do fillojnë në orën 12.00 të mesditës dhe do përfundojnë pas mesnate.
E konceptuar me dy skena dhe dy fasha orari, momenti kulmor i programit do jetë pikërisht perëndimi i dieliit.
Përpos main stage dhe zonës për të bërë plazh, në “ishullin e breshkës”, hapsirën ku festivali do zhvillohet përgjatë tre ditëve, pjesmarrësit do të kenë mundësinë të gjejnë pikërisht gjithçka u nevojitet, duke ndërthurur bukurinë e rivierës së pakrahasueshme shqiptare me aktivitete dinamike. Tenda, e cila krijon kushtet për një festë të mrekullueshme nën diell, cocktaile nga ekspertët e shijes dhe kreativitetit të Nouvelle Vague, aktivitetet sportive, masazhet, yoga, por dhe lojra të përditshme jane vetëm disa nga risitë e këtij viti në Turtle Fest.
Gjithashtu, skenografia, efektet vizuale, videomapping dhe butaforitë e bëjnë këtë event më atraktivin dhe interaktivin e momentit.
Përgjatë 5,6 dhe 7 Gusht 2016 gjithçka ju nevojitet do ndodhet brënda “ishullit të Breshkës” , në plazhin e mrekullueshëm të Drimadhesit.
InfoMedia Albania do te jete gjithashtu partner mediatik i ketij festivali duke ju informuar gjate gjithe diteve ne vazhdim per eventin.