Qeveria turke ka mbyllur 20 televizione dhe radio, përfshirë edhe një televizion i cili transmetonte vetëm emisione për fëmijë, me arsyen se këto të fundit përhapin mesazhe terroriste.
Presidenti Erdogan ka shtyrë gjithashtu edhe për 3 muaj të tjerë gjendjen e emergjencës në vend, në mënyrë që të gjithë autoritetet të mund të përgatiten sërish për një siguri më të lartë.
Thuhet se mediat që janë mbyllur kanë pasur pronarë kurdë, të cilët kanë edhe një minoritet fetar në Turqi.
“Turqia është duke kufizuar një kulturë të tërë të përhapet, madje po shkon aq thellë sa po heq edhe mundësinë që fëmijët të mund të ndjekin filmat e tyre, vetëm sepse ata janë pjesë e minoritetit kurd. Kjo është një çmenduri!” – ka thënë gazetari Robert Mahoney.